Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se nuk ka trupa ruse në kryeqytet ndërsa po vazhdon mbrojtja nga sulmet ruse.
Ai ka thënë se zyrtarë “ushtarakë, ata për zbatim të ligjit dhe mbrojtja territoriale”, janë duke vazhduar “vëzhgimin dhe neutralizimin e sabotuesve”, raporton BBC.
Njerëzit në Kiev janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve sabotuese nga ana e armikut”.
Përmes një mesazhi në Telegram të dielën, Klitschko tha se që nga fillimi i pushtimit rus, nëntë civilë kanë vdekur në Kiev, përfshirë një fëmijë./UBTNews/