Metabolizmi i trupit tonë arrin kulmin në vitin e parë të jetës, mbetet i qëndrueshëm deri në moshën e mesme dhe fillon të bjerë në mënyrë të pashmangshme vetëm pas 60 vjetësh.
Studimi përfshiu 6 400 individë në 29 vende dhe hedh poshtë disa mite në lidhje me metabolizmin e njeriut, të tilla si fakti që metabolizmi rritet gjatë pubertetit dhe në shtatzëni ose zvogëlohet gjatë moshës së mesme, duke çuar në shtimin e peshës.
Ekspertët llogaritën metabolizmin e mostrës (e përbërë nga fëmijë të vegjël të sapolindur dhe deri te persona të moshës 95 vjeç) duke marrë parasysh peshën trupore të secilit, pasi metabolizmi rritet me rritjen e madhësisë së trupit.
Doli se, që nga lindja dhe deri në vitin e parë të jetës, metabolizmi kalon nga i njëjtë me atë të nënës në një kulm që është 50 për qind më i madh se ai i të rriturve.
Gjithashtu, doli se deri në moshën 20 vjeç, metabolizmi ka një ngadalësim minimal, pa kulm gjatë pubertetit.
Nuk ka ndryshime metabolike midis moshës 20 dhe 60 vjeç; kjo do të thotë se shtimi i përhapur i peshës gjatë moshës së mesme është për shkak të marrjes së tepërt të kalorive, jo ngadalësimit metabolik.
Së fundi, ka një rënie të përhershme të metabolizmit, që vit pas viti bën që të moshuarit të kenë një metabolizëm që është 26 për qind më i ulët, se në moshën e mesme.