Ai theksoi se janë ndarë afër 1 milion euro për investime të reja në këtë klinikë, që parashihet zgjerimi i shtretërve, shërbimeve, por edhe rinovime te hapësirave.
“Është kënaqësi të dëgjoj se më nuk ka listë pritje për Radioterapi, në Klinikën e Onkologjisë, falë investimeve që kemi bërë dhe punës shembullore të stafit të Klinikës së Onkologjisë që po punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm”, tha ministri Vitia.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se me renovim dhe zgjerimin e hapësirave puna do t’iu lehtësohet edhe stafit shëndetësor, ndërsa shtimi i kapaciteteve të shtretërve dhe riorganizimi i dhënies së shërbimeve onkologjike do të plotësojë nevojat dhe cilësinë e shërbimit në Klinikën Onkologjike.
“Më nuk kemi pritje për Radioterapi, përjashtuar rastet kur për arsye mjekësore pacientëve u caktohet data se kur duhet të fillojnë me rrezatime, raste te tjera nuk presin”, theksoi ai.