UBT News

Nuk ka kuorum, përfundon seanca e Kuvendit

Në mungesë të deputetëve ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me numrin e kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Iniciuesja e seancës, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, paraqiti rezolutën, ku mes tjerash kërkohet që ministrat të raportojnë me shkrim Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike për numrin e kontratave njëburimore dhe arsyeshmërinë e tyre. Po ashtu që Zyra Kombëtare e Auditimit të auditojë të gjitha kontratat njëburimore pas miratimit të kësaj rezolute, si dhe qeveria të sjellë draf-ligjin e ri për prokurimin publik.

Krahas këtyre, Bajrami paraqiti nevojën edhe të themelimit të një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me kontratat njëburimore.

Mirëpo kjo rezolutë nuk u hodh në votim për shkak se nuk kishte kuorum për vendimmarrje.

Exit mobile version