Aprovimi i një kredie në bankat komerciale, për punonjësit e sektorit privat është procesi i vështirë, e në disa raste i pamundshëm, thotë Ardita, e cila ka aplikuar për një vlerë të kredisë në dy institucione financiare në Kosovë, dhe që në të dyja ia kanë refuzuar kërkesën.
Arsyeja e refuzimit të kërkesës, sipas saj, ka qenë afati kohor i kontratës që ka me kompaninë ku ajo punon.
Ardita, 25-vjeçare nga qyteti i Vushtrrisë, që tre vjet punon në një qendër tregtare, me pagë mujore 300 euro, kurse kontrata e saj, vazhdohet për çdo vit.
Nuk kam marrë përgjigje pozitive. Më kanë thënë se kontrata nuk është e sigurt. (Bankat) po kërkojnë një bashkëhuamarrës që punon në institucionet publike, me kontratë afatgjatë. Shumën që unë po e kërkoj, asnjëra bankë nuk po e aprovon, vetëm sepse punoj në sektorin privat”, tha Ardita.
Por, Labinoti që punon që shtatë vjet në institucione publike, para gjashtë muajsh ka marrë kredinë e dytë në një nga bankat private që operojnë në Kosovë. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë kërkesë për dokumente shtesë apo garantues. Krejt çka i ka kërkuar banka, siç tha ai, ka qenë kontrata e punës.
“Më është kërkuar kontrata e punës, e cila është pa afat të caktuar. Nuk kam pasur ndonjë problem. Edhe pse vlera e kredisë së parë nuk është e vogël, edhe kredia e dytë më është aprovuar brenda ditës, pa bashkëhuamarrës apo garantues”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Shoqatën e Bankave të Kosovës për këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të tekstit, nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Banka Qendrore e Kosovës, ndërkaq nuk evidenton ndaras kredimarrësit e sektorit privat dhe ata në sektorin publik.
Bektashi: Paga minimale ndikon në procesin e kreditimit
Institucionet bankare jo rrallëherë në ueb-faqet e tyre publikojnë oferta për kredi për punonjësit e sektorit publik. Ky sektor numëron rreth 80 mijë të punësuar, por sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, me mbi 220 mijë punëtorë.
Paga mujore në këtë sektor është më e vogël, nën 350 euro, krahasuar me pagën mesatare në sektorin publik, e cila arrin në mbi 500 euro.
KërkoEKONOMI
Nuk ka kredi për punonjësit e sektorit privat
29 minuta më herët
Aprovimi i një kredie në bankat komerciale, për punonjësit e sektorit privat është procesi i vështirë, e në disa raste i pamundshëm, thotë Ardita, e cila ka aplikuar për një vlerë të kredisë në dy institucione financiare në Kosovë, dhe që në të dyja ia kanë refuzuar kërkesën.
Arsyeja e refuzimit të kërkesës, sipas saj, ka qenë afati kohor i kontratës që ka me kompaninë ku ajo punon.
Ardita, 25-vjeçare nga qyteti i Vushtrrisë, që tre vjet punon në një qendër tregtare, me pagë mujore 300 euro, kurse kontrata e saj, vazhdohet për çdo vit.LEXONI EDHE KËTË:Pandemia rrit nivelin e kredive të këqija
“Nuk kam marrë përgjigje pozitive. Më kanë thënë se kontrata nuk është e sigurt. (Bankat) po kërkojnë një bashkëhuamarrës që punon në institucionet publike, me kontratë afatgjatë. Shumën që unë po e kërkoj, asnjëra bankë nuk po e aprovon, vetëm sepse punoj në sektorin privat”, tha Ardita.
Por, Labinoti që punon që shtatë vjet në institucione publike, para gjashtë muajsh ka marrë kredinë e dytë në një nga bankat private që operojnë në Kosovë. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë kërkesë për dokumente shtesë apo garantues. Krejt çka i ka kërkuar banka, siç tha ai, ka qenë kontrata e punës.
“Më është kërkuar kontrata e punës, e cila është pa afat të caktuar. Nuk kam pasur ndonjë problem. Edhe pse vlera e kredisë së parë nuk është e vogël, edhe kredia e dytë më është aprovuar brenda ditës, pa bashkëhuamarrës apo garantues”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Shoqatën e Bankave të Kosovës për këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të tekstit, nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Banka Qendrore e Kosovës, ndërkaq nuk evidenton ndaras kredimarrësit e sektorit privat dhe ata në sektorin publik.
Bektashi: Paga minimale ndikon në procesin e kreditimit
Institucionet bankare jo rrallëherë në ueb-faqet e tyre publikojnë oferta për kredi për punonjësit e sektorit publik. Ky sektor numëron rreth 80 mijë të punësuar, por sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, me mbi 220 mijë punëtorë.
Paga mujore në këtë sektor është më e vogël, nën 350 euro, krahasuar me pagën mesatare në sektorin publik, e cila arrin në mbi 500 euro.LEXONI EDHE KËTË:Pandemia rrit vlerën e kredive
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se punonjësit e sektorit privat janë të diskriminuar në procesin e sigurimit të mjeteve kreditore. Një nga arsyet e qasjes në kredi, sipas tij, është vlera e pagës minimale në Kosovë, që është 170 euro.
“Shumë punëdhënës në sektorin privat, për t’i ikur taksave, paguajnë vetëm vlerën e pagës minimale, kurse pjesën tjetër e paguajnë me para të gatshme. Faktikisht, kjo është një pengesë për të punësuarit për të pasur qasje në kredimarrje. Ngritja e pagës minimale në 250 ose 300 euro duhet të ndodhë gjithsesi brenda këtij viti kalendarik”, tha ai.
Paga minimale në Kosovë që nga viti 2011 ka mbetur e pandryshuar. Paga minimale është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila tani është në pushtet, në programin e saj kishte planifikuar që pagën minimale ta rrisë në 250 euro dhe kjo pagë të përjashtohet nga tatimi në të ardhurat personale.
Kthimi i kredisë nga punonjësit e sektorit publik është më i sigurt
Përveç pagës minimale, arsye tjetër Bektashi përmend edhe rritjen e pagave në sektorin publik për dallim nga sektori privat, që nuk vërehet ndonjë lëvizje sa i përket të ardhurave mujore.
“Arsyet mund të jenë të ndryshme. E para ka të bëjë me periudhën e krizës, që në Kosovë nuk është vetëm periudha e pandemisë, por edhe një periudhë para vitit 2019, ku niveli i pagave në sektorin privat ka mbetur rreth 30 për qind më i ulët se në nivelin e sektorit publik apo 40 për qind në nivelin e ndërmarrjeve publike. Bankat, duke e vlerësuar rriskun e kthimit të kredive, kanë një siguri më të madhe në sektorin publik”, tha ai.
KërkoEKONOMI
Nuk ka kredi për punonjësit e sektorit privat
29 minuta më herët
Aprovimi i një kredie në bankat komerciale, për punonjësit e sektorit privat është procesi i vështirë, e në disa raste i pamundshëm, thotë Ardita, e cila ka aplikuar për një vlerë të kredisë në dy institucione financiare në Kosovë, dhe që në të dyja ia kanë refuzuar kërkesën.
Arsyeja e refuzimit të kërkesës, sipas saj, ka qenë afati kohor i kontratës që ka me kompaninë ku ajo punon.
Ardita, 25-vjeçare nga qyteti i Vushtrrisë, që tre vjet punon në një qendër tregtare, me pagë mujore 300 euro, kurse kontrata e saj, vazhdohet për çdo vit.LEXONI EDHE KËTË:Pandemia rrit nivelin e kredive të këqija
“Nuk kam marrë përgjigje pozitive. Më kanë thënë se kontrata nuk është e sigurt. (Bankat) po kërkojnë një bashkëhuamarrës që punon në institucionet publike, me kontratë afatgjatë. Shumën që unë po e kërkoj, asnjëra bankë nuk po e aprovon, vetëm sepse punoj në sektorin privat”, tha Ardita.
Por, Labinoti që punon që shtatë vjet në institucione publike, para gjashtë muajsh ka marrë kredinë e dytë në një nga bankat private që operojnë në Kosovë. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë kërkesë për dokumente shtesë apo garantues. Krejt çka i ka kërkuar banka, siç tha ai, ka qenë kontrata e punës.
“Më është kërkuar kontrata e punës, e cila është pa afat të caktuar. Nuk kam pasur ndonjë problem. Edhe pse vlera e kredisë së parë nuk është e vogël, edhe kredia e dytë më është aprovuar brenda ditës, pa bashkëhuamarrës apo garantues”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Shoqatën e Bankave të Kosovës për këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të tekstit, nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Banka Qendrore e Kosovës, ndërkaq nuk evidenton ndaras kredimarrësit e sektorit privat dhe ata në sektorin publik.
Bektashi: Paga minimale ndikon në procesin e kreditimit
Institucionet bankare jo rrallëherë në ueb-faqet e tyre publikojnë oferta për kredi për punonjësit e sektorit publik. Ky sektor numëron rreth 80 mijë të punësuar, por sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, me mbi 220 mijë punëtorë.
Paga mujore në këtë sektor është më e vogël, nën 350 euro, krahasuar me pagën mesatare në sektorin publik, e cila arrin në mbi 500 euro.LEXONI EDHE KËTË:Pandemia rrit vlerën e kredive
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se punonjësit e sektorit privat janë të diskriminuar në procesin e sigurimit të mjeteve kreditore. Një nga arsyet e qasjes në kredi, sipas tij, është vlera e pagës minimale në Kosovë, që është 170 euro.
“Shumë punëdhënës në sektorin privat, për t’i ikur taksave, paguajnë vetëm vlerën e pagës minimale, kurse pjesën tjetër e paguajnë me para të gatshme. Faktikisht, kjo është një pengesë për të punësuarit për të pasur qasje në kredimarrje. Ngritja e pagës minimale në 250 ose 300 euro duhet të ndodhë gjithsesi brenda këtij viti kalendarik”, tha ai.LEXONI EDHE KËTË:Rrugë e gjatë deri te një vend pune
Paga minimale në Kosovë që nga viti 2011 ka mbetur e pandryshuar. Paga minimale është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila tani është në pushtet, në programin e saj kishte planifikuar që pagën minimale ta rrisë në 250 euro dhe kjo pagë të përjashtohet nga tatimi në të ardhurat personale.
Kthimi i kredisë nga punonjësit e sektorit publik është më i sigurt
Përveç pagës minimale, arsye tjetër Bektashi përmend edhe rritjen e pagave në sektorin publik për dallim nga sektori privat, që nuk vërehet ndonjë lëvizje sa i përket të ardhurave mujore.
“Arsyet mund të jenë të ndryshme. E para ka të bëjë me periudhën e krizës, që në Kosovë nuk është vetëm periudha e pandemisë, por edhe një periudhë para vitit 2019, ku niveli i pagave në sektorin privat ka mbetur rreth 30 për qind më i ulët se në nivelin e sektorit publik apo 40 për qind në nivelin e ndërmarrjeve publike. Bankat, duke e vlerësuar rriskun e kthimit të kredive, kanë një siguri më të madhe në sektorin publik”, tha ai.LEXONI EDHE KËTË:Sektori privat nuk po arrin të ndjekë trendin e rritjes së pagave
Edhe Ardita thotë se më me dëshirë do të gjente një vend pune në sektorin publik edhe me pagë më të vogël sa merr aktualisht. Ajo ka të përfunduar Fakultetin Juridik, në një nga kolegjet private dhe është në kërkim të një vendi pune në institucionet publike, pikërisht për shkak të zbatimit të kontratës dhe afatit kohor të saj.
“Për shkak të kontratës së punës pa afat të caktuar kohor, pushimet, festat… Kurse në sektorin privat asgjë nuk ka të sigurt, as kredi më nuk të japin”, thekson ajo.
Ndryshe, vlera e kredive në dhjetë bankat komerciale që veprojnë në Kosovë ka arritur në mbi 3.2 miliardë euro. Nga kjo shumë, 1.1 miliard janë kredi familjare kurse mbi 2 miliardë kredi për biznese. Vetëm për tre muajit e parë të këtij viti, janë aprovuar kredi në vlerë 405 milionë euro, me normë mesatare 6.2 për qind.