UBT News

“Nuk ka dëshmi që Afrika e Jugut ka dërguar armë në Rusi”

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa tha se asnjë dëshmi nuk është gjetur pas hetimit mbi deklaratat se Afrika e Jugut e ka furnizuar me armë Rusinë.

Ambasadori amerikan në Afrikën e Jugut, Reuben Brigety ka deklaruar se anija ruse Lady R ishte e ngarkuar me armë dhe municione në një bazë detare pranë Cape Town dhjetorin e kaluar.

“Kur merren parasysh të gjitha çështjet, asnjë nga pretendimet e bëra në lidhje me furnizimin me armë në Rusi nuk rezultoi të jetë e vërtetë”, tha Ramaphosa të dielën.

“Asnjëri nga personat që i bënë këto pretendime nuk ofroi ndonjë provë për të mbështetur pretendimet që ishin ngritur kundër vendit tonë”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version