Presidenti Zelensky ka thënë se nuk ka “asnjë arsye” që Hungaria të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Kjo vjen pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, ripohoi kundërshtimin e tij për t’i ofruar Ukrainës fqinje një pranim të shpejtë në samitin e liderëve të kësaj jave.
Orban, i cili në të kaluarën është mburrur për lidhjet e tij me Moskën, i tha parlamentit të tij se anëtarësimi i Ukrainës nuk do t’i shërbente interesave të Hungarisë ose të BE-së 27-anëtare.
Të gjithë anëtarët duhet të bien dakord që një anëtar i ri të bashkohet./UBTNews/