Policia e Kosovës arrestoi një person në Fushë Kosovë, nën dyshimet se i ka vënë zjarrin autobusit të pronarit të tij.
PK-ja njofton se motivi i rastit dyshohet se ka të bëjë për shkak të mosdhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./UBTNews