UBT News

Nuk i marrin pagat, protestojnë punëtorët e QKMF-së në Prishtinë

Dhjetëra punëtorë shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të premten kanë mbajtur një protestë për mosekzekutimin e pagave për muajin gusht.

Kryetari i Shoqatës Sindikale, Sherif Makolli, tha se protesta zgjati 15 minuta dhe se shërbimet për pacientë nuk do t’i pezullojnë.

Sipas tij, janë detyruar që kohën e pauzës ta shfrytëzojnë për këtë protestë. Ai kërkoi nga institucionet që të ndërmarrin hapa në këtë drejtim.

Leonora Shala punonjëse në QKMF tha se mosekzekutimi i pagave i ka dëmtuar shumë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati  kishte marr vendim se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.

Exit mobile version