Policia e Kosovës ka arrestuar një person të martën në Prishtinë pasi i njëjti ka kanosur personelin mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, pasi që e kanë njoftuar të dyshuarin se nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./UBTNews/