Një model i Gordon Murray Special Vehicles sapo ka thyer një rekord të ri.
Shasia me numër një u shit për 20,630,000 dollarë, duke u bërë automjeti i ri më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në ankand.
Kjo shumë është mbresëlënëse, sidomos duke pasur parasysh faktin se askush nuk e ka drejtuar ende dhe se vetura s’është prodhuar akoma.
Gordon Murray Special Vehicles planifikon të ndërtojë vetëm pesë njësi të S1 LM, dhe ankandi ishte për ekzemplarin e parë.
Blerësi do të ketë mundësinë të zhvillojë seanca të posaçme me vetë Gordon Murray për të përcaktuar specifikimet e veturës.
Ai do të marrë pjesë në sesione zhvillimi, ku mund t’i japë ekipit të inxhinierisë disa propozime personale.
Në fund, pronari do të pajiset me një libër prej 500 faqesh që dokumenton të gjithë procesin e krijimit të veturës së tij. /A.Z/UBT News/
