Sfida më e madhe në këtë kohë është se si ta ruajmë baterinë e telefonit nga mëngjesi deri në darkë.
TikTok, Snapchat dhe disa aplikacione të tjera u’a harxhojnë më së shumti atë.
Por, ka diçka që mund ta bëni nëse doni që ta zgjasni jetëgjatësinë e baterisë.
Ju duhet ta vendosni në modalitetin me energji të ulët për t’i kursyer vetes vrapin deri në shtëpi për ta mbushur.
Është një truk i shpejtë dhe i lehtë ku iOS kufizon ose çaktivizon veçoritë për të ndihmuar baterinë të zgjasë pak më shumë.
Çka është modaliteti me fuqi të ulët?
Modaliteti me energji të ulët është cilësim i iOS që çaktivizon disa veçori të telefonit për të kursyer ngarkesën e baterisë.
Telefoni ju pyet nëse doni të aktivizoni modalitetin me energji të ulët kur bateria të bjerë nën 20%, ekspertët thonë se kjo zvogëlon sasinë e energjisë që përdor telefoni për ta bërë të zgjasë sa më gjatë.
Mund ta dalloni kur jeni në modalitetin me energji të ulët sepse ikona e baterisë do të jetë e verdhë.
Çfarë veçorish çaktivizon modaliteti me energji të ulët?
-Çaktivizon 5G (përveç publikimit të videove)
-Fik ekranin e celularit pas 30 sekondash pasiviteti
– Ul ndriçimin e ekranit
-Ul shpejtësinë e rifreskimit të ekranit
-Eliminon disa efekte vizuale
-Ndalon sinkronizimin e iCloud Photos
-Pezullon shkarkimet automatike
-Ndalon marrjen e emaileve
Modaliteti i ulët i energjisë çaktivizon shikimin e videove me cilësi të lartë, çaktivizon ekranin, hapjen automatike të videove.
Si ta aktivizoni modalitetin me energji të ulët në celular?
Aktivizoni manualisht duke shkuar te Settings më pas Battery dhe duke aktivizuar modalitetin me energji të ulët. Por, mund të aktivizoni edhe nëpërmjet Siri-t. /UBTNews/