Një shtetase ukrainase dhe fëmija i saj janë aktualisht të bllokuar në Gaza në pritje të evakuimit.
Tatyana Tapalova u tregoi fotografëve pasaportën e saj, por tha se nuk donte të kthehej në Ukrainë.
“Nuk dua të shkoj nga një luftë në tjetrën”, tha ajo.
Ajo vazhdon të presë në vendkalimin Rafah, i cili ka lejuar disa të huaj të miratuar të udhëtojnë nga Gaza në Egjipt./UBTNews/