Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, nikoqir i samitit të NATO-s këtë javë, deklaroi të mërkurën se aleanca po përçon një mesazh të fuqishëm te presidenti Vladimir Putin mbi pushtimin e Ukrainës: “Nuk do të fitoni”.
Më parë, Sanchez tha se Rusia do të identifikohet si “kërcënimi kryesor” i NATO-s në konceptin e saj të ri strategjik, në krahasim me statusin e saj të mëparshëm si një partner strategjik./UBTNews/