Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë të ditur se do të vendosë tarifa të reja prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, përveç detyrimeve ekzistuese të metaleve, duke sjëllë një tjetër përshkallëzim të madh të rishikimit të politikës së tij tregtare.
Trump, duke folur me gazetarët në Air Force One gjatë udhëtimit për në ndeshjen e Super Boël në New Orleans , tha se do të shpallë tarifat e reja shumë shpejt. Ai tha gjithashtu se do të shpallë tarifat reciproke, që do të hyjnë në fuqi pothuajse menjëherë, duke i zbatuar ato në të gjitha vendet dhe duke u përshtatur me tarifat e vendosura nga secili vend.
“Unë nuk dua që alumini apo hekuri amerikan të jetë në pronësi të një vendi të huaj. Ata nuk kanë një kontroll, ata kanë vetëm një investim. Gjithçka që do të kenë është një investim. US Steel për 15 vjet është kompania më e madhe në botë, kompania më e madhe numër një në botë. Dhe unë nuk do të lejoj një vend tjetër ta blejë atë. Ne patëm një takim të mrekullueshëm për këtë. Por atyre u lejohet të investojnë në të, dhe kjo është ndryshe“, tha Trump.
Burimet më të mëdha të importeve të çelikut nga SHBA janë Kanadaja, Brazili dhe Meksika, të ndjekura nga Koreja e Jugut dhe Vietnami, sipas të dhënave të qeverisë dhe Institutit Amerikan të Hekurit dhe Çelikut. Me një diferencë të madhe, Kanadaja e pasur me hidrocentrale është furnizuesi më i madh i metalit primar të aluminit në SHBA, duke zënë 79% të importeve totale në 11 muajt e parë të 2024.
Trump gjatë mandatit të tij të parë vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, por më vonë u dha disa partnerëve tregtarë përjashtime pa taksa, duke përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Brazilin. Meksika është një furnizues kryesor i skrapit të aluminit dhe lidhjeve të aluminit.