Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj një zyrtari të lartë publik me inicialet G.K. për shkak se nuk ka bërë deklarim të rregullt të pasurisë.
Në një komunikatë për media të Gjykatës Themelore të Ferizajt thuhet se personi në fjalë akuzohet se nga 1 marsi e deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit te lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, ndërkohë që ka vepruar në Kundërshtim me Ligjin për Deklarim.
“Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej 400 euro… I pandehuri akuzohet se më 1 mars deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurve, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, në atë mënyrë që nuk ka bërë deklarimin e rregullt vjetor brenda afatit për paraqitjen e deklaratës”, thuhet në komunikatë.