UBT News

Noti, ndër sportet më të rëndësishme për shëndetin

Noti është një nga sportet më të dobishme. Konsiderohet i tillë sepse është i vetmi sport që vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme.

Noti bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup. Ai ndihmon në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulore.

Noti gjithashtu është i këshillueshëm sepse ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë. Ushtrimet apo aktivitetet e tjera fizike janë më specifike siç është vrapi ose çiklizmi, ndërsa noti është gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit.

Nëse bëni ushtrime fizike ose vrap, pas saj këshillohet gjithmonë të bëni pak not. Kështu pas tij do të ndiheni më aktiv dhe energjik. Noti përpunon siluetën tuaj, së pari, angazhon të gjithë muskujt tuaj dhe i zgjat ato; së dyti, shpenzon shumë energji dhe së treti mobilizon rezervat yndyrore pas rreth 40 min. Një palestër e vërtetë për t’u dobësuar!

Noti rrit cilësinë e jetës, prandaj ushtroni notin tre herë në javë, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta.

Exit mobile version