Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram u zotua se Norvegjia do të dërgojë tanke në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ai njoftoi se ende nuk kanë vendosur se sa tanke do t’i dërgojnë, porse në mesin e tyre do të ketë edhe tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman. Raportohet se Gjermania ka gjithsej 36 prej këtyre tankeve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky qe disa muaj ka bërë thirrje të dërgohen tanke. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania konfirmuan se do të dërgojnë tanke në Ukrainë.
Polonia, Spanja dhe Britania e Madhe janë zotuar gjithashtu se do të dhurojnë tanke./UBTNews/