Ministria e Jashtme e Norvegjisë thotë se Rusia po dëbon tre diplomatë norvegjezë, disa javë pasi Oslo dëboi një numër të ngjashëm të dërguarish rusë për pushtimin e Moskës.
“Pala ruse nuk ka asnjë bazë për të akuzuar diplomatët norvegjezë për të bërë diçka tjetër përveç punës normale diplomatike”, tha ministria për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kujtojmë se pas pushtimit rus të Ukrainës, shumë vende të BE-së dhe përtej kanë dëbuar diplomatë rusë./UBTNews/