UBT News

Norvegjia planifikon t’i dërgojë Ukrainës 7.3 miliardë dollarë ndihmë

Kryeministri i Norvegjisë propozoi që Oslo të sigurojë rreth 75 miliardë korona norvegjeze (7.3 miliardë dollarë) në ndihmë për Ukrainën gjatë pesë viteve.

“Ne synojmë të sigurojmë një marrëveshje të unifikuar për këtë në parlament”, tha kryeministri i Partisë Laburiste, Jonas Gahr Stoere, në një konferencë shtypi pas takimit me krerët e opozitës norvegjeze.

Vendi nordik ka parë rritje të fitimeve në nivele rekord pas pushtimit rus të Ukrainës, pasi çmimi i gazit të shitur në Evropë u rrit vitin e kaluar.

Të hënën, ai tha se gjysma e ndihmës do të financonte kërkesat ushtarake, ndërsa pjesa tjetër do të shkonte për nevojat humanitare, megjithëse kjo ndarje mund të ndryshojë në vitet e ardhshme./UBTNews/

Exit mobile version