Norvegjia nuk do t’i detyrojë kompanitë energjetike të shesin gaz më të lirë në Evropë, ka thënë Ministria Norvegjeze e Naftës, duke thënë se kjo do të ishte kundër rregullave të tregut.
“Unë nuk ndjek një politikë për t’u kërkuar kompanive norvegjeze të energjisë që të nënshkruajnë kontrata për t’i shitur gazin Evropës me një çmim fiks“, shkroi ministri Terje Aasland në një letër drejtuar parlamentit më 25 gusht.
Komentet e tij erdhën pas një sugjerimi nga një anëtar i parlamentit se Norvegjia duhet të tregojë solidaritet dhe të ndajë vështirësitë me Bashkimin Evropian (BE) duke u kërkuar kompanive të saj të shesin gazin me një çmim të ulët, të caktuar nën çmimin aktual të tregut.
Aasland, nga ana tjetër, mendon se tregu duhet të ndjekë ligjin e ofertës dhe kërkesës.
“Kur mallrat janë të pakta, çmimet do të jenë të larta. Kjo do të ndihmojë në rritjen e prodhimit dhe ridrejtimin e gazit në tregjet që kanë më shumë nevojë për të. Në vend që të ulë çmimet, Norvegjia duhet të përqendrohet në furnizimin me sa më shumë gaz në Evropë, për të përmbushur kërkesën në rritje dhe për të ruajtur pozicionin e saj si një furnizues i besueshëm i gazit“, tha ai.
Norvegjia është tani furnizuesi më i madh i gazit në Bashkimin Evropian pas ndërprerjes së furnizimit të Moskës përmes Nord Stream 1 me 80%. /UBTNews/