Norvegjia do të rrisë shpenzimet nga fondi i saj i pasurisë sovrane në vitet e ardhshme për të financuar ndihmën ushtarake dhe civile për Ukrainën, tha të enjten në parlament kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere.
Fondi i pasurisë prej 1.3 trilion dollarësh i vendit nordik, një nga investitorët më të mëdhenj në botë, ka përjetuar një rritje të mprehtë në hyrjet e të ardhurave pasi çmimi i eksporteve norvegjeze të naftës dhe gazit u rrit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ai nuk tregoi më hollësisht se sa para do t’i shpenzojë Norvegjia për ndihmën ndaj Ukrainës, por tha se do të jetë një angazhim shumëvjeçar.
“Kjo do të çojë në një rritje të përkohshme të shpenzimeve nga fondi sovran i pasurisë”, tha Stoere mes tjerash./UBTNews/