Qeveria norvegjeze njoftoi të premten se do të porosisë 54 tanke gjermane Leopard 2 për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse. Tanket pritet të dorëzohen në vitin 2026, me një opsion për të blerë 18 njësi shtesë.
“Tanket e reja kryesore luftarake kanë një rëndësi të madhe për Forcat e Armatosura, sepse forcojnë ndjeshëm Ushtrinë. Në situatën e sotme të sigurisë, bashkëpunimi evropian rreth mbrojtjes po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, në një konferencë të përbashkët për media së bashku me disa prej ministrave të tij.
“Duke blerë tanket gjermane, ne do të sigurohemi që Norvegjia të ketë të njëjtin lloj tankesh si fqinjët tanë nordikë dhe aleatët tanë të ngushtë. Ne po krijojmë gjithashtu lidhje më të ngushta të politikës së sigurisë me Gjermaninë”, shtoi ai.
Tanket aktuale të Norvegjisë u blenë në vitin 2001./UBTNews/