UBT News

Norvegjia do të furnizojë ShBA-në me energji nga era në det të hapur

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store konfirmoi në Javën Klimatike të Nju Jorkut të mërkurën se Norvegjia do t’i furnizojë Shtetet e Bashkuara me energji të erës në det të hapur për të ndihmuar në arritjen e objektivave ambicioze klimatike në Nju Jork dhe ShBA.

Sipas Store, afro 2 milionë shtëpi në ShBA do të përfitojnë nga nisma e energjisë elektrike Norvegjeze Equinor, e cila është projekti më i madh i energjisë së erës në det të hapur në brigjet e Nju Jorkut.

Ministri tha se sektori norvegjez i biznesit mund të ofrojë teknologji dhe zgjidhje që nxisin tranzicionin global të energjisë që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave ambiciozë të klimës.

Ai vuri në dukje se kriza energjetike është sjellë nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe nga ndalimi i furnizimit me gaz nga Rusia.

Ne jemi përballur me sfida që janë të frikshme dhe duken pothuajse të pamundura për t’u zgjidhur”, shtoi Store.

Ai theksoi se emetimet duhet të shkurtohen me shpejtësi dhe kërkoi që një sistem i ri global energjetik të zhvillohet brenda pak dekadash.

Në të njëjtën kohë, ne do të lundrojmë në vitet sfiduese në vijim, ndërsa Evropa largohet nga mbështetja e saj në gazin rus“, tha Store.

Në qershor, ministri tha se Norvegjia do të ndajë 30 gigavat të energjisë së erës në det të hapur deri në vitin 2040 e barabartë me konsumin aktual të energjisë të Norvegjisë.

Furnizimi i parë i energjisë elektrike pritet të përfundojë në vitin 2026. /UBTNews/

Exit mobile version