Norvegjia njoftoi se do të dërgojë tetë tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Ministria e saj e Mbrojtjes ka premtuar se do të dërgojë deri në katër automjete mbështetëse bazuar në nevojat e Ukrainës, si dhe municione e mjete të tjera.
Gjermania, e cila prodhon tanket Leopard 2, konfirmoi muajin e kaluar se do t’i sigurojë Kievit 14 tanke të veta, pas disa javësh presioni nga vendet e tjera./UBTNews/