Norvegjia dhe Britania do t’i dhurojnë së bashku mikro-dronë Ukrainës për ta ndihmuar në luftën e saj me Rusinë, tha të mërkurën ministria norvegjeze e mbrojtjes.
Kostoja e dronëve Teledyne Flir Black Hornet, të përdorura për zbulimin dhe identifikimin e objektivave, do të jetë deri në 90 milionë korona norvegjeze (9.26 milionë dollarë), tha ministria në një deklaratë./UBTNews/