UBT News

Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë, duke i akuzuar ata si oficerë të inteligjencës

Ministria e Jashtme e Norvegjisë do të dëbojë 15 zyrtarë të ambasadës ruse në Oslo, nën pretendimet se ata ishin oficerë të inteligjencës që vepronin nën mbulesën e pozicioneve diplomatike.

Ministria njoftoi: “Vendimi i qeverisë është në përgjigje të situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë, e cila ka çuar në një kërcënim në rritje të inteligjencës nga Rusia. Oficerët në fjalë “duhet të largohen nga Norvegjia së shpejti”.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se do t’i përgjigjet këtij vendimi të Norvegjisë ndaj 15 diplomatëve të saj./UBTNews/

Exit mobile version