Një gjykatë norvegjeze vendosi një trajtim psikiatrik ndaj shtetasit danez Espen Andersen Braten (38) pasi u shpall fajtor sot për vrasjen e pesë personave dhe tentativën për të vrarë 11 persona me hark dhe shigjetë.
Braten, i cili ka jetuar në Norvegji gjatë gjithë jetës së tij, u deklarua fajtor për akuzat kundër tij për vrasjet dhe tentativat për vrasje që ai kreu në qytetin norvegjez të Kongsberg vitin e kaluar.
Psikiatrit që vlerësuan gjendjen mendore të Bratenit përcaktuan se ai vuante nga një sëmundje mendore dhe prokurorët rekomanduan që ai të mbahej në një institucion mjekësor në vend që të vuante dënimin në burg.
Sulmet e 13 tetorit të vitit të kaluar, të cilat ndodhën rreth 70 kilometra në perëndim të Oslos, zgjatën për më shumë se gjysmë ore dhe Braten shënjestroi rastësisht njerëz në shtëpi, në rrugë dhe në dyqane.
Katër gra dhe një burrë, të moshës nga 52 deri në 78 vjeç, u vranë nga shigjetat, ndërsa tre u plagosën dhe ndër armët e Bratenit të sekuestruara gjatë hetimit ishin thika, harqe dhe shigjeta, si dhe një shpatë.
Policia fillimisht tha se sulmi dukej si një akt terrorist, por më vonë hoqi dorë nga ky vlerësim dhe deklaroi se Braten vuante prej vitesh nga një sëmundje mendore.
Braten ka qenë në një institucion psikiatrik që nga tetori i vitit të kaluar.