UBT News

Norvegji, numri i makinave elektrike tejkalon ato me benzinë

Në Norvegji, një vend i njohur për pasuritë e tij natyrore, numri i automjeteve elektrike ka tejkaluar atë të automjeteve me benzinë. Sipas të dhënave të Këshillit Norvegjez të Informacionit për Trafikun Rrugor, nga 2.8 milionë automjete pasagjerësh të regjistruara, 754,303 janë elektrike, ndërsa 753,905 janë me benzinë.

Norvegjia, që është prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror në Evropë me një prodhim ditor prej 4 milionë fuçi, synon të arrijë neutralitetin ndaj karbonit deri në vitin 2030. Për këtë arsye, investimet në energjinë fosile pritet të mbeten të forta edhe në vitin 2025, ndërsa për këtë vit janë regjistruar investime rekord në sektorin e naftës dhe gazit.

Megjithatë, interesi për makinat elektrike vazhdon të rritet. Parashikohet që deri në vitin 2030, në rrugët e Norvegjisë do të jenë regjistruar rreth 3.1 milionë automjete elektrike.

Norvegjia ofron lehtësira tatimore për blerjen e automjeteve elektrike, dhe shumë nga këto automjete mund të karikohen pa pagesë në disa lokacione. Statistikat tregojnë se dhjetë nga nëntë automjete të regjistruara në vend janë elektrike, duke reflektuar një tendencë të fortë për të inkurajuar përdorimin e automjeteve ekologjike./UBTNews/

 

 

 

Exit mobile version