Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se faktori kryesor i Serbisë dhe Kosovës për rrugën evropiane është normalizimi i marrëdhënieve të tyre.
Ai në Samitin e Prespës ka theksuar sot se BE-ja është duke kontribuar vazhdimisht për integrimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“BE-ja u ka bërë të qartë të dy liderëve të dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve që është kryesore në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Lajçak.