UBT News

Nora Istrefi shpreh mbështetje për studentët shqiptarë në Shkup

Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë sot, më 18 maj 2026, në Shkup.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shpërndarë thirrjen: “Protestë – Bashkohuni me studentët, të gjithë një zë”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubim.

Në postim jepen edhe detajet e protestës: “Para Urës së Gurit, Shkup, ora 16:30”.

Në mesazhin e saj, Istrefi thekson se “zëri ynë ka peshë” dhe se gjuha shqipe përfaqëson identitet, histori dhe sakrificë të brezave. Ajo u bën thirrje studentëve, artistëve dhe figurave publike që të shpërndajnë mesazhin, në mënyrë që kërkesat e tyre të marrin më shumë vëmendje.

“Kur bashkohemi për një kauzë të drejtë, ndikimi ynë bëhet shumë më i madh”, ka shkruar ajo.

Reagimi i këngëtares është komentuar gjerësisht në rrjet si një tjetër zë publik në mbështetje të kërkesave për barazi dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version