Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka kaluar në finalen e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” pasi e mposhti xhudisten japoneze Tsukasa Yoshida.
Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi, raporton Gazeta Express.
Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique.
Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme.
Pavarësisht rezultatit në finale, 28-vjeçarja kosovare e ka të garantuar medaljen e argjendtë.