Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tani sekretar në Partinë Socialdemokrate, Nol Nushi, lidhur me akuzën për veprimet në protestën e mbajtur në nëntor të 2015-ës, saktësisht për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Aktgjykimi ndaj Nushit u shpall të mërkurën nga gykatësja Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Nushi u lirua nga akuza për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, me arsyetimin se nuk është vërtetuar se ka kryer veprimet e përshkruara si në aktakuzë.
“Nga administrimi i provave në këtë shqyrtim gjyqësor, gjendja faktike e përshkruar si në pikën 1 të dispozitivit nuk është vërtetuar”, tha gjykatësja.
Ndërsa, për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Gjykata refuzoi akuzën.
Në shpallje të aktgjykimit, Nushi nuk ishte i pranshëm.