UBT News

Nokia ridizajnon logon ikonike për t’ia kujtuar botës se nuk është më një kompani telefonike

Nokia ridizajnoi logon e saj për herë të parë në dekada për t’u distancuar nga imazhi i saj publik si kompani telefonike. Logoja e re, që u bë publike të dielën, përmban pesë forma të ndryshme që bashkohen për të shqiptuar NOKIA.

“Ne ndërtuam trashëgiminë e logos së mëparshme, por e bëmë atë të ndihet më bashkëkohore dhe digjitale, për të pasqyruar identitetin tonë aktual”, shkroi kryeshefi ekzekutiv, Pekka Lundmark në një njoftim të dielën.

Dikur shitësi më i madh i telefonave celularë dhe sinonim i epokës së telefonave rrotullues, Nokia u përball me konkurrencë karshi Apple, Samsung dhe markave të tjera në tregun e smartfonëve. Nokia ia shiti Microsoft-it biznesin e saj të telefonisë celulare në vitin 2014 në një marrëveshje katastrofike që rezultoi në një humbje masive prej 8.4 miliardë dollarësh nga Microsoft një vit më vonë./UBTNews/

Exit mobile version