Nokia po rilanson një nga modelet e telefonëve klasik, modelin 6310 të “telefonit me tulla” 20 vjet qysh prej kur u lansua për herë të parë në Britani të Madhe.
HMD Global, krijuesi i telefonëve Nokia, tha se kjo pajisje do të mund ta kishte pamjen origjinale dhe ikonike të telefonit klasik me një jetëgjatësi më të madhe të baterisë.
Telefoni vjen me një kopje të lojës klasike me gjarpër, dhe një faktor i forte që i dha pseudonimin “tulla” kur doli për herë të parë në vitin 2001.
Modeli i ri i Nokia-s me një ekran më të madh 2.8 inç 320×240 piksel, krahasuar me ekranin 1.8 inç 120×160 piksel të gjetur në origjinal dhe është në shitje për 59.99 funta./UBTNews