UBT News

Nokia do të tërhiqet nga tregu rus

FILE PHOTO: Visitors gather outside the Nokia booth at the Mobile World Congress in Barcelona, Spain, February 26, 2019. REUTERS/Sergio Perez

Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit, Nokia do të tërhiqet nga tregu rus, konfirmoi CEO i saj për Reuters.

Qindra kompani të huaja po ndërpresin lidhjet me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt dhe pas sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Ndërsa disa sektorë, përfshirë telekomi, janë përjashtuar nga disa sanksione për arsye humanitare ose diçka e tillë, Nokia tha se largimi nga Rusia ishte ‘alternativa e vetme’.

“Ne thjesht nuk shohim asnjë mundësi për të vazhduar biznesin në vend në rrethanat aktuale”, tha CEO Pekka Lundmark në një intervistë./UBTNews/

Exit mobile version