UBT News

Njolla çaji në rroba? Ja 5 zgjidhje natyrale që japin rezultat

Ka shumë mënyra të thjeshta për të hequr njollat e çajit pa përdorur kimikate të forta apo pastrim profesional.

Ja disa metoda natyrale që mund t’i provoni në shtëpi:

1. Ujë i ngrohtë dhe detergjent rrobash

Lajeni zonën e njollosur me ujë të ngrohtë (rreth 30°C) dhe shtoni disa pika detergjent në të dy anët e njollës. Fërkojeni lehtë derisa të shkumëzojë, shpëlajeni dhe nëse është e nevojshme, futeni rrobën në lavatriçe.

2. Uthull e bardhë dhe sodë buke

Për njollat më të forta, përzieni nga dy lugë uthull të bardhë, ujë dhe sodë buke (ose detergjent). Përdorni një furçë të butë dhëmbësh për ta fërkuar mbi njollë, shpëlajeni dhe lajeni rrobën.

3. Pastë dhëmbësh

Vendosni pak pastë dhëmbësh (pa zbardhues) mbi njollë, lëreni 5–10 minuta, më pas shpëlajeni dhe lajeni normalisht.

4. Lëng limoni

Hidhni pak lëng limoni mbi njollë, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe futeni në larje. Acidet natyrale të limonit ndihmojnë në zbehjen e njollave.

Mos përdorni ujë të nxehtë pastaj provoni metodën në një cep të vogël të rrobës, për të shmangur dëmtimin e ngjyrës. Nëse njolla nuk largohet, kërkoni ndihmë profesionale. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version