Të premten, më 11 shkurt 2022, duke filluar nga ora 15:00, do të mbahet webinari i organizuar nga Fakulteti Studime të Sigurisë në UBT me temën: “The tensions between Russia and Ukraine, and the role of mediatic propaganda as a threat”.
Ky webinar organizohet në formën online dhe do të jetë në gjuhën angleze, përderisa pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë profesori Iurii Melnyk, gazetarja dhe autorja Delfina Ertanowska, dekani i Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Dritëro Arifi, si dhe koordinatori i Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, Arian Kadriu.
Në këtë webinar do të trajtohet më gjerësisht dhe më në detaje efekti i mediave dhe keqpërdorimi i tyre si mjet në nxitjen e konflikteve përmes propagandës, me theks të veçantë në tensionet e krijuara mes Rusisë dhe Ukraines.