Të hënën, më 31 janar 2022, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e UBT-së, do të bëhet promovimi i librit: “The EU as a State-builder in International Affairs: The Case of Kosovo”, i profesorit të UBT-së, Labinot Greiçevci.
Përmes këtij libri, profesori Greiçevci ka paraqitur një analizë sistematike, të thelluar dhe krahasuese të rolit të Bashkimit Evropian në procesin e shtetndërtimit ndërkombëtar.
Libri: “The EU as a State-builder in International Affairs: The Case of Kosovo” është me interes kyç për studiuesit dhe studentët e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, politikës evropiane, studimeve për paqen dhe konfliktet, Ballkanin Perëndimor, shtetndërtimin, organizatat ndërkombëtare dhe më gjerësisht për marrëdhëniet ndërkombëtare.