Ka mbetur edhe pak kohë për t’u bërë pjesë e Fakultetit Farmaci në UBT, njërit prej institucioneve lider të arsimit të lartë në Kosovë, i cili posedon laboratorët më inovativ dhe më të sofistikuar të kohës moderne.
Afati i fundit për aplikim është data 28 shtator 2022, ndërkaq provimi pranues i afatit të tretë mbahet më 29 shtator 2022 në qendrën e UBT-së në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Diploma e shkollës së mesme;
- Dëftesat e klasës 10, 11, 12, (13 aty ku aplikohet);
- Certifikata e pikëve të testit të maturës shtetërore;
- Certifikata/ekstrakti i lindjes, dhe
- Kopja e letërnjoftimit.
Fakulteti i Farmacisë në UBT është programi që ofron ndërlidhjen e njohurive teorike dhe praktike të kësaj fushe me infrastrukturë dhe metodat më moderne të mësimdhënies, si dhe kurrikula e programit mësimor është e hartuar në atë mënyrë që të sigurojë zhvillimin e lëndëve themelore të degës së farmacisë.