Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur për qarkullim deri më 31 gusht, çdo natë nga ora 21:00 deri në 02:00.
Kjo masë është marrë pas koordinimit me Policinë e Kosovës dhe për shkak të kërkesave të shumta nga qytetarët. Rruga do të mbyllet nga kryqëzimi me rrugën “Migjeni” deri te kryqëzimi me rrugën “UÇK”.
Përjashtohen nga ndalimi:
– Mjetet motorike me rëndësi të veçantë
– Mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente)
– Banorët e lagjes
Ky vendim është marrë për të siguruar një qarkullim më të sigurt dhe për të lehtësuar punimet që po zhvillohen në këtë zonë. Detajet e plota janë publikuar në vendimin e Komunës./UBTNews/