Të enjten, më 19 maj 2022, në UBT nga ora 14:20 do të mbajë një ligjëratë tematike, themelues i kompanisë, Agi Haxhimurati LLC në Tiranë dhe Oslo, Agi Haxhimurati, njëherit bashkëthemelues dhe drejtor i Bordit Hardh Fest, i cili do të bashkëbisedojë me studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të lëndës “Marketing”.
Në këtë takim do të flitet rreth temës “Rëndësia e Branding në marketing”, për t’i njoftuar studentët e UBT-së më shumë rreth këtij procesi, i cili llogaritet të jetë i rëndësishëm për fushën e marketingut.