Duket se oqeani është vendi i vetëm ku ajo e gjen veten. Zandile Ndhlovu, thotë se kuptoi këtë ndjenjë pesë vjet më parë gjatë një zhytjeje në Bali.
“Ishte momenti më i mirë kur unë nuk po tmerrohesha nga paniku kur hyra në ujë dhe fillova ta shijoja botën që ishte nën ujë”, deklaroi ajo.
Frika iu largua dhe kështu ajo e zotëroi “oqeanin” – duke marrë certificatë në zhytje, por thotë se vuri në dukje mungesën e diversitetit.
“Kur hyra në botën e oqeanit, për dy ose tri vjet, isha personi i vetëm me ngjyrë në anije. Nuk kam parë ndonjë zhytës tjetër me ngjyrë”, deklaroi ajo.
Kur u bë instruktorja e parë me ngjyrë për zhytje në Afrikë të Jugut, ajo tha se ndjeu një përgjegjësi për ta bërë oqeanin një vend më gjithpërfshirës.
Ndhlovu krijoi Fondacionin “Sirena e zezë”, emër ky që ia vuri vetes për të tërhequr sa më shumë njerëz me ngjyrë në oqean.
“Emri erdhi nga ajo që s’kishte asnjë sirenë të zezë që eksploronte në ujë sikurse unë. Dhe lindi ideja për të përfaqësuar këtë komunitet”, tha ajo.
Përmes fondacionit të saj, Ndhlovu organizon programe të eksplorimit të oqeanit për fëmijët me ngjyrë në të gjithë vendin – shumë prej të cilëve nuk e kanë parë kurrë oqeanin./UBTNews