UBT News

Taktikat që përdorim për takimet dhe intervistat e punës!

Ke një takim të rëndësishëm apo një intervistë pune? Ti e di se hera e parë është gjithçka – një shans për të lënë përshtypjen perfekte dhe për të bindur dikë se ti je personi që ata kërkojnë. Por pyetja është: Çfarë taktike përdor për të lënë përshtypje? A je nga ata që luajnë me sinqeritetin, sharmin apo ndoshta mendon se një gënjeshtër e vogël nuk i bën dëm askujt?

Një studim zbuloi se ne të gjithë kemi strategji të fshehtë kur duam të lëmë përshtypje të mirë tek të tjerët. Edhe nëse nuk je i vetëdijshëm, mënyra se si sillesh reflekton shumë nga personaliteti yt.

Ja 5 profilet kryesore të menaxhimit të përshtypjeve, sipas shkencës.

I drejtpërdrejtë dhe i sinqertë – Je nga ata që thua të vërtetën, pa i zbukuruar shumë gjërat. Je i besueshëm, i sinqertë dhe shpreson që kjo do të vlejë më shumë se çdo lloj manipulimi. Ndoshta nuk e merr rezultatin menjëherë, por njerëzit që njohin sinqeritetin tënd të vlerësojnë për atë që je.

Naiv dhe jo i natyrshëm – Ndonjëherë e “zbukuron” të vërtetën dhe nuk je i sinqertë, por edhe nuk ke shumë vetëbesim në prezencën tënde. Ti bën një përpjekje, por shpesh njerëzit mund ta nuhasin që nuk je tërësisht i natyrshëm.

Sharmant i lindur – Ti je ai që di si të krijosh lidhje me të tjerët. Je i komunikueshëm dhe i besueshëm dhe përdor interesat për të krijuar një lidhje të menjëhershme. Ky është profili që jo vetëm fiton një intervistë, por edhe krijon marrëdhënie të forta me njerëzit përreth.

Gënjeshtar i paparë – Kur vjen puna për të lënë përshtypje, ti nuk ngurron të shpikësh diçka. Shpesh gënjen për të rënë në sy dhe nuk ke shumë shqetësime për të fshehur detaje të rëndësishme. Ti mund të marrësh atë që kërkon për momentin, por në afatgjatë gënjeshtrat të nxjerrin zbuluar.

Gënjeshtar i përmbajtur – Ti gënjen, por me masë. Je i rezervuar e nuk e tejkalon kufirin. Je më i qetë dhe i kujdesshëm me gënjeshtrat e tua, por kjo të bën të dukesh më pak origjinal.

Si të përdorësh profilin tënd për të pasur sukses? – Përdorimi i profilit për të arritur sukses është art në vetvete. Nëse ti je person që beson në vlerat e sinqertetit, je në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e tua. Nëse mendon se gënjeshtrat janë e vetmja mënyrë për të arritur sukses, është koha të rishikosh qasjen tënde. /UBT News/

Exit mobile version