Gautam Adani është njeriu më i pasur në Azi, sipas listës së Bloomberg për personat më të pasur në botë.
Themeluesi 59-vjeçar i Adani Group kontrollon kompani që variojnë nga portet dhe hapësira ajrore te energjia termike dhe qymyri, dhe tani ka një vlerë neto prej 88.5 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Ashtu si miliarderët e tjerë në mbarë botën, pasuria e tij u rrit gjatë pandemisë. Ai kishte më pak se 40 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar. Me këtë rritje masive, ai ka kaluar sipërmarrësin indian Mukesh Ambani.
Aksionet e Adani Group janë rritur më shumë se 1000% në Bursën Kombëtare në Mumbai që nga qershori i vitit 2020./UBTNews