UBT News

Njihuni me iPhone 17 Pro: Risitë kryesore në dizajn dhe teknologji

Disa nga ndryshimet në dizajnin e modelit ‌iPhone 17 Pro‌ janë përfolur prej kohësh, por tani kemi një ide të qartë. Ndryshimet përfshijnë madhësinë e kamerës që shtrihet në gjithë gjatësinë e pjesës së sipërme të pajisjes.

Skaneri LiDAR dhe flash-i do të zhvendosen në anën e djathtë të kësaj, pritet që pajisja të ketë një kornizë prej alumini, e cila rrethon dizajnin e ri të kamerës, ngjashëm me iPad Pro. Për të mundësuar karikimin pa kabëll në pjesën poshtë bllokut të kamerës do të ketë segment prej xhami brenda kornizës së aluminit.

U zbulua se logoja e Apple-it pritet të zhvendoset në qendër të këtij segmenti prej xhami. Kjo do të thotë se logoja ndodhet më poshtë se zakonisht, në raport me lartësinë totale të pajisjes. Ky ndryshim ndikon në pamjen e aksesorëve ‌MagSafe‌, pasi rrethi magnetik në mbulesat transparente do ta mbulonte logon.

Për ta zgjidhur këtë, Apple duket se do të ridizajnojë rrethin magnetik të ‌MagSafe‌ duke krijuar hapësirë në pjesën e sipërme, që logoja të mbetet e dukshme.

Renderi më i fundit, i publikuar nga llogaria “Majin Bu”, tregon modelin ‌iPhone 17 Pro‌ dhe ‌iPhone 17 Pro‌ Max me mbulesa transparente, duke ilustruar se si Apple planifikon të ndryshojë dizajnin e magnetëve të ‌MagSafe‌ për të bërë të dukshme logon e zhvendosur në qendër të segmentit prej xhami.

‌iPhone 17 Pro‌ dhe ‌iPhone 17 Pro‌ Max pritet të lansohen në vjeshtë, me përmirësime që përfshijnë një kamerë telefoto 48 megapikselë, një kamerë të përparme 24 megapikselë dhe çipin e ri A19 Pro.

 

Exit mobile version