Një 24-vjeçare nga Turqia, e gjatë 2 metra e 15 centimetra, hyri në librin e rekordeve Guinness, si gruaja më e gjatë e gjallë në botë.
Gjatësia e saj është për shkak të një gjendjeje të quajtur sindromi Weaver, që shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera, thuhet në njoftimin e Guinness-it.
Gelgi u mat përsëri këtë vit pasi u emërua si adoleshentja më e gjatë në botë në vitin 2014, atëherë kur ishte vetëm 18-vjeçare.
Për shkak të gjendjes së saj, Gelgi zakonisht lëviz me një karrige me rrota, por ajo është në gjendje të përdorë një shëtitës për periudha të shkurtra. Gelgi përdor platformën e saj t’i informojë njerëzit për gjendjen e rrallë shëndetësore të saj.
“Çdo disavantazh mund të kthehet në një avantazh për veten tuaj, kështu që pranoni veten ashtu siç jeni, jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe bëni më të mirën”, tha ajo në deklaratë.
Me gjatësinë e saj ajo merr vëmendje të madhe, por shumica e njerëzve e mbështesin atë dhe janë të sjellshëm karshi saj.
Edhe burri më i gjatë i gjallë në botë është po ashtu nga Turqia, Sultan Kösen, 2 metra e 51 centimetra./UBTNews