Në vitin 2016, Hanson Robotics pushtoi botën me Sophia-n, të cilës iu dha nënshtetësia e Arabisë Saudite. Tani firma e robotikës nga Hong Kong-u zbuloi shpikjen e saj të fundit: Grace, një robot që shpreson se do të bëjë revolucion në kujdesin shëndetësor.
E dizejnuar si një asistente për doktorët, Grace është e pajisur me sensorë, duke përfshirë një aparat termik për të zbuluar temperaturën dhe pulsin e një pacienti, për të ndihmuar mjekët të diagnostikojnë sëmundjen dhe të ofrojnë trajtime. Është edhe një shoqëruese për pacientët, gjithashtu.
Specializuar në kujdesin për të moshuarit, Grace flet tre gjuhë, atë angleze, mandarine dhe kantoneze – dhe mund të shoqërohet dhe të zhvillojë terapi bisedash.
Robotët sikurse Grace janë zhvilluar më shumë për ta mbështetur stafin shëndetësor sesa për ta zëvendësuar, thotë themeluesi i Hanson Robotics, David Hanson.
Hanson Robotics thotë se do të fillojë prodhimin masiv të robotëve, përfshirë Sophia dhe Grace, në fund të vitit 2021./UBTNews