Kur Jonathan, breshka gjigante u lind, Mbretëresha Victoria ishte adoleshente. Monarkja britanike vdiq më shumë se 120 vjet më parë në moshën 81-vjeçare, Jonathan ende po sillet rreth planetit Tokë.
Ndoshta banore e famshme e ishullit Shën Helena, një nga ishujt më të largët në botë, Jonathan këtë vit do të shënojë ditëlindjen e 190-të.
Besohet se Jonathan mund të jetë 200-vjeç për shkak se askush nuk ia di moshën saktësisht, sipas Matt Joshua, kreu i turizmit në Shën Helena.
Edhe disa fotografi që u realizuan gjatë viteve 1882 dhe 1886 janë dëshmi tjetër për moshën e tij. Në një nga to, Jonathan mund të shihet duke kullotur në kopshtin e Plantation House, rezidenca e Guvernatorit të Shën Helenës, ku ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij.
Megjithatë, bota e Jonathanit ka ndryshuar pak në pothuajse dy shekuj – interesat e tij kryesore mbeten gjumi, ngrënia dhe çiftëzimi./UBTNews