Një vajzë dyvjeçare u zgjodh perëndesha e Nepalit dhe u bart nga familja e saj drejt një tempulli gjatë festivalit hindu.
Aryatara Shakya u emërua “Kumari”, ose perëndesha virgjër, duke zëvendësuar vajzën që mbante këtë titull, e cila kishte arritur pubertetin.
Ky titull i veçantë jepet zakonisht vajzave nga klani Shakya dhe respektohet si nga hindutë, ashtu edhe nga budistët.
Vajzat që zgjidhen kanë moshën 2-4 vjeç duhet të plotësojnë disa kriterë: lëkurë, sy dhe dhëmbë të përsosur, të mos kenë frikë nga errësira.
Festivalet dhe riti
Zgjat 15 ditë e simbolizon fitoren e të mirës mbi të keqen. Gjatë këtyre ditëve, shkollat dhe zyrat mbyllen dhe besimtarët qëndrojnë në radhë për të prekur këmbët e vajzës, duke i dhuruar lule dhe para.
Jeta e perëndeshës
Vajzat që mbajnë titullin e perëndeshës jetojnë një jetë të izoluar. Atyre u caktohet me kë të luajnë e lejohen të dalin jashtë disa herë në vit për festivale. Ish-perëndeshat përballen me vështirësi për t’u përshtatur pas pubertetit. Burrat që martohen me një ish-perëndeshë nuk jetojnë gjatë, ndaj shumë prej këtyre grave nuk martohen.
Traditat kanë pësuar ndryshime gjatë viteve. Sot, vajza perëndeshë lejohet të ndjekë edukim me një mësues privat, dhe pallati i saj është i pajisur edhe me televizor. Qeveria ofron gjithashtu një pension mujor për ish-perëndeshat. /A.Z/UBT News/